E enjte, 28 Mars, 2024

FIFA publikon raportin: Këto janë 10 transferimet më të shtrenjta në 2022

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka publikuar këtë të enjte një raport të gjatë dhe të thelluar për transfertat e futbollistëve të zhvilluara në vitin 2022. Në raportin e FIFA-s janë 10 transfertat më të shtrenjta ndërkombëtare të kryera përgjatë vitit 2022.

Sipas kësaj renditjeje në vend të parë si transferimi më i shtrenjtë është Aurélien Tchouameni , i cili kaloi nga Monaco te Real Madrid për 80 milionë Euro, plus 20 milionë Euro bonuse.

Operacioni i vetëm që përfshin Italinë është transferimi i Matthijs de Ligt nga Juventusi te Bayern Munich për 67 milionë Euro. Më tej në listë janë edhe Nunez, Antony, Casemiro, Ferran Torres, Haaland, Alexander Isak, Luis Diaz dhe Raphinha.

Në raportin e FIFA-s ka edhe një përllogaritje sa i takon kalimit të futbollistëve nga një shtet në një tjetër./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit