E shtunë, 27 Prill, 2024

Shqiptarët tentojnë të kalojnë 9 tonë vaj ulliri në Itali me autobus, zbulohen nga policia

Policia italiane ka finalizuar një operacion dhe ka mundur që të sekuestrojë një sasi prej 9 tonësh vaj ulliri, që mendohej se po trafikohej nga Shqipëria drejt Italisë.

Sipas mediave në vend, bëhet me dije se vaji ishte futur mes bagazheve të pasagjerëve dhe se produkti ishte paketuar në 110 bidona plastikë të pasterilizuara.

Këtë të enjte në Portin e Brindizin u sekuestruan 3 tonë vaj ulliri nga Shqipëria, ndërsa 6 tonë të tjerë janë sekuestruar më herët këtë muaj.

Zyrtarët e Agjencisë së Akcizave, Doganave në bashkëpunim me Financierët e Brindisit, kanë konstatuar se produktet nuk janë shoqëruar me certifikatë shëndetësore, dokument tregtar apo doganor. Kjo ngjarje është konsideruar si një tentativë për kontrabandë të produkteve duke shmangur taksat./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit