E premte, 3 Maj, 2024

Sulm i rëndë në Jenin, ushtria e Izraelit akuzohet për vrasjen e 9 palestinezëve

Nëntë palestinezë kanë mbetur të vrarë  dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi ushtarak izraelit në Bregun Perëndimor. Sipas BBC, të shtënat me armë zjarri dhe shpërthimet e vazhdueshme krijuan kaos në kampin e refugjatëve që ndodheshin në Jenin.

Ministria e Shëndetësisë së Palestinës njoftoi se si pasojë e sulmit u plagosën edhe 20 persona, katër prej tyre në gjendje të rëndë.

Nga ana tjetër ushtria izraelite deklaroi se trupat e saj hynë për të arrestuar militantët e Xhihadit Islamik që planifikonin sulme të mëdha. Presidenca palestineze hodhi akuza mbi Izraelin dhe e quajti një masakër sulmin në Jenin.

Të paktën 29 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor deri më tani për këtë vit, duke përfshirë militantë dhe civilë, ndërsa ushtria vazhdon operacionet atje./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit