E premte, 19 Prill, 2024

Po ngiste makinën pa patentë, policia arreston 27-vjeçarin nga Burreli

Një shofer 27-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia pasi është kapur nga policia duke udhëtuar pa patentë.

Në një njoftim për mediat, policia sqaron se 27-vjeçari është banues në Burrel dhe është kapur nga shërbimet e rrugores.

“Nga shërbimet e Policisë Rrugore u arrestua në flagrancë shtetasi M.M., 27 vjeç, banues në Burrel, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin pa u pajisur me leje drejtimi”, njoftojnë uniformat blu./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit